Sociale

Thonë se kanë pagesa të prapambetura të viteve 2005-2010, paraplegjikët e Durrësit dalin në protestë

Thonë se kanë pagesa të prapambetura të viteve 2005-2010,

Disa anëtarë të shoqatës së paraplegjikëve kanë protestuar para bashkisë së Durrësit. Ata pretendojnë se kanë disa pagesa të hershme, të prapambetura.

Kryetari i shoqatës së paraplegjikëve të Shqipërisë, Sokol Murataj u shpreh për mediat se nuk kanë marrë ende një përgjigje nga Bashkia e Durrësit.

Thonë se kanë pagesa të prapambetura të viteve 2005-2010,

"Pse nuk na i jep paratë që na takojnë me ligj? E kanë për detyrë, t’u japin personave me aftësi të kufizuar listëpagesat, një vërtetim se i kanë marrë pagesat në vitet 2005-2010, por ata nuk zbatojnë ligjin”, tha Murataj.