Sociale

Ti mund të kontribuosh për Tetorin Rozë duke dhuruar një buqetë nga Lulet e Dorit

Ti mund të kontribuosh për Tetorin Rozë duke dhuruar një

Ke në plan t'i dhurosh dikujt një buqetë me lule? Edhe nëse nuk e ke në plan, mund t'ia blesh dikujt pa asnjë rast, ose edhe vetes, vetëm që të ndihmosh një grua që po vuan nga kanceri i gjirit e që nuk e ka mundësinë ekonomike të kurohet.


"Lulet e Dorit", në bashkëpunim me Europa Donna, Living dhe ETC ndodhet në katin zero të ETC, në Tiranë sot edhe nesër. Për çdo buqetë që do blihet, paratë do të shkojnë për gruan që s'ka mundësi të kurohet.

Ti mund të kontribuosh për Tetorin Rozë duke dhuruar një

Tetori quhet rozë dhe rozë janë edhe "Lulet e Dorit" kompozuar me shije.

Ti mund të kontribuosh për Tetorin Rozë duke dhuruar një

Nga ora 12:00-18:00, shko sot edhe nesër për të bërë edhe ti diçka për një grua, një nënë, një motër, këtë tetor!