Sociale

Tiranapost e konfirmon/ Shkollat nuk do të mbyllen! Është versioni i fundit në ditën më të keqe

Tiranapost e konfirmon/ Shkollat nuk do të mbyllen! Është

Ka shumë teori javët e fundit, herë lajme ‘fake’ e herë interpretime. Më i fundit ishte i djeshmi në lidhje me ministren e Arsimit, e cila tha ndër të tjera variantin online në rast se mbyllen shkollat.

Burime për ‘Tiranapost’ nga Ministria e Shëndetësisë thonë se, “deri më tani nuk kemi asnjë problematikë me shkollat dhe se nxënësit në shkolla janë prioritet i kryeministrit. Fëmijët në shtëpi janë hapi i fundit në ditën më të keqe. Do të bëhet gjithçka për të mos mbyllur shkollat dhe në përgjithësi për të mos u mbyllur. Ndaj për këtë ju themi çdo ditë përdorni maskat dhe respektoni protokollet. E njëjta do të jetë edhe me restorantet, përveç klubeve të natës që janë të mbyllura me ligj”.

Një ditë më parë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha në Komisionin e Edukimit se është gati skenari i fundit, ai për mësimin në distancë, ndërsa njoftoi se ‘deri tani janë trajnuar rreth 1200 mësues dhe në platformën ‘Akademi.al’ janë krijuar 47 mijë e 800 klasa virtuale mes nxënësve dhe mësuesve’.