Sociale

Tre rreziqet e shoqërisë shqiptare dhe si të shmangen

Tre rreziqet e shoqërisë shqiptare dhe si të shmangen

Arjan Gjonça, pedagog në LSE (Shkollën Ekonomike të Londrës), është një rrëfim për të mos u humbur. Ditmir Bushati sjell një bisedë me interes për shqiptarët në episodin kësaj javë në “Public Square”.

Tre rreziqe janë sot për Shqipërinë tonë:

- Tkurrja e popullsisë nga emigracioni masiv, ulja e lindshmërisë.

- Rreziqet e skemës së pensioneve dhe politikave aktuale të kujdesit shëndetësor e shoqëror.

- Kush do kujdeset për këta të moshuar, pasi jetëgjatësia fatmirësisht është rritur?

“Shoqëria shqiptare ëhstë tradicionale ku kujdesi për prindërit e moshuar u mbetet fëmijëve. E para ne nuk kemi fëmijë të kujdesen për prindërit, se kanë ikur në emigracion. E dyta nuk kemi institucione siç ka bota perëndimore. Mua kjo më shqetëson. Do të kemi një grupmoshë që nuk do të ndahet nga kjo jetë me dinjitetin që i takon, për kontributin që kanë dhënë për këtë vend”, thotë Gjonça.

Bushati më tej për analogji përmend rastin e studentëve të Mjekësisë duke u shprehur: “Pra ne nuk mund të merremi vetëm me pasojën dhe atë gjënë që është emergjencë në dukje, por duhet të merremi me rrënjët e fenomenit. Tek çështja e studentëve të Mjekësisë për shembull më ka shqetësuar fakti që studentët e vitit të tretë apo të katërt preken nga ligji. Ata minimalisht meritojnë të kenë një lloj parashikueshmërie të rregullave të lojës dhe të kontratës dhe e dyta, në rast se do shohësh sistemin tonë shëndetësor, nuk reflektohet një reformë në të gjithë piramidën tonë. Pra shefat e klinikës, shefat e pavionëve. Pra është edhe çështje perspektive, përveçse çështje e paketës financiare”.

Analiza e plotë në podcast