Sociale

U përplas dhe çau ballin! Luiza Gega kërkon këshilla në Instagram sepse nuk ka mundësi të shkojë tek doktori

U përplas dhe çau ballin! Luiza Gega kërkon këshilla

Kampionia e atletikës, Luiza Gega ka pësuar një incident ditën e sotme duke u rrëzuar dhe vrarë ballin e saj. Ajo ka postuar edhe një foto në Instagram, ku duket se plaga nuk është aspak e lehtë, ndërsa shqetësimi që atletja shqiptare ka dhe që e ndan edhe me ndjekësit e saj është si mund ta mjekojë në kushte shtëpie, pasi atje ku ndodhet nuk ka mundësi të shkojë në spital.

“Më ndihmon dot njeri se çfarë mund ti bëj kësaj gjësë që sapo bëra te balli të mos më ngelë shenjë (se kur ecën si pulë pa kokë, këto pasoja do kesh).

Sot dhe këtu ku jam s’kam mundësi të shkoj me asnjë doktor,” shkruan Luiza.

U përplas dhe çau ballin! Luiza Gega kërkon këshilla