Sociale

U zbulua historia e vajzës së abuzuar që bëri publike Arbana! Pse nuk i kërkova ndihmë policisë

U zbulua historia e vajzës së abuzuar që bëri publike

Bërja publike në emisionin që prezanton Arbana Osmani të historisë së Adrianës, 27-vjeçares që është abuzuar seksualisht në jetimoren e Shkodrës, hapi shumë debate në rrjet.

Përdoruesit e mediave sociale nisën të komentonin se media në këtë rast thjesht po përdor historinë e saj të dhimbshme për më shumë shikueshmëri e sponsor. Arbana dha argumentin e saj, ndërsa sot një ditë para emisionin, spoti zbulon se kush është Adriana.

U zbulua historia e vajzës së abuzuar që bëri publike

“Roja e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër ka abuzuar seksualisht me mua, kur isha 12 vjeçe”, thotë ajo, ndërsa tregon një episod me policin si arsye pse nuk kërkoi ndihmë nga uniformat blu.

Ndërkohë sqarohet se pasi ka bërë rrëfimin e saj për emisionin Adriana ka bërë denoncimin në polici, ndërsa çështja tashmë i përket Prokurorisë së Tiranës.

U zbulua historia e vajzës së abuzuar që bëri publike

“Menjëherë pas këtij episodi, Adriana e ndihmuar nga stafi i programit ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin për abuzimet që janë bërë përgjatë këtyre viteve. Dosja e saj aktualisht është duke u proceduar nga Prokuroria e Tiranës. Ajo është marrë në mbrojtje nga organet kompetente”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nesër, ora 21.00 në @topchannelalbania rrëfimi tronditës i Adrianës. @duatetebejtelumtur.tch @arbanao

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Lexo me shume: