Sociale

Veliaj thirrje qytetarëve: Regjistrohuni, na ndihmon si të shpërndajmë investimet në çdo lagje

Veliaj thirrje qytetarëve: Regjistrohuni, na ndihmon si të

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e procesit të censusit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me administratorët e njësive të kryeqytetit, ku u bëri thirrje qytetarëve dhe i ftoi ata që të regjistrohen sepse në këtë mënyrë, Qeveria dhe Bashkia, e kanë më të thjeshtë të dinë se ku duhet të investojnë.

"Duke pasur parasysh se në Tiranë jeton shumica e popullsisë së Shqipërisë, sfida më e madhe është që Tirana të identifikohet dhe numërohet e tëra. Afati që na dha qeveria, deri në 15 nëntor, është një ditar që duhet maksimizuar nga secili prej nesh. Për ata që nuk kanë rastisur në shtëpi, kemi një numër telefoni - 0800 22 44 - ku mund te prenotojnë takimin në kohën e lirë”, tha Veliaj.

Veliaj thirrje qytetarëve: Regjistrohuni, na ndihmon si të

Kryebashkiaku shtoi se këto pak ditë që mbeten duhen shfrytëzuar më së miri, për të pasur mundësinë e një qeverisjeje akoma më të mirë. Ai renditi disa zona në Tiranë që janë zhvilluar dhe populluar ndjeshëm, duke theksuar se ndaj duhet doemos që çdo qytetar të regjistrohet.

“Njësia 7 është zhvilluar shumë, po ashtu si Kashari, zona e Astirit. Ndërkohë, edhe në Njësinë 2 ka një shtesë të jashtëzakonshme popullsie, se është edhe Qyteti Studenti; janë shtuar shume edhe pjesa mes Saukut e Farkës, me një super zhvillim. Njësia 5 ngelet pa dyshim sfidë, ka qenë gjithmonë njësi që vetëm rritet e rritet. Njësia 9 po ashtu, edhe me zhvillimin që do kemi te Bulevardi i Ri; njesoj me lagjet e reja, ku strehohen familjet e prekura nga tërmeti, në Kinostudio apo në Kombinat. Censi duhet te vijë në çdo rezidencë dhe asnjë derë nuk duhet të jetë tabu”, nënvizoi Veliaj.