Sociale

Video/ Gjesti që shpëton gratë e dhunuara

Video/ Gjesti që shpëton gratë e dhunuara

Sinjali për ndihmë nga dhuna në familje është thjesht një gjest me dorë.

Dora mblidhet grusht dhe gishti i madh futet mes të tjerëve.

Ky gjest mund të përdoret për të lajmëruar të tjerët kur dikush ndihet i kërcënuar dhe ka nevojë.


Kur nisi të përdorej?

Gjatë pandemisë së Covid-19 kur shumë viktima qëndronin më gjatë në shtëpi me dhunuesit.

Sinjali për Ndihmë u prezantua për herë të parë në Kanada nga Fondacioni Kanadez i Grave.

Që nga ajo ditë është vlerësuar, përdorur dhe shfaqur në disa video sensibilizuese.

Sinjali është njohur nga mbi 40 organizata në të gjithë Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ajo që nevojitet është vëmendja e gjithkujt nga detajet. Mund të shpëtohen jetë!