Video/ Një mesazh në gjuhën e tyre për njerëzit që nuk dëgjojnë

E Premte 23 Shtator 2022, 13:03
TiranaPost
Një mesazh për ata që kanë vështirësi në dëgjim apo pamundësi për të dëgjuar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu e dha në gjuhën e tyre, me shenja.
“Me Florin, një aktivist i paepur për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë, në Ditën Botërore të Gjuhës së Shenjave, për të rritur ndërgjegjësimin për gjithëpërfshirjen e njerëzve me aftësi speciale.
#DitaBotëroreeGjuhëssëShenjave
#TëBashkuarJoTëNdarë”, shkruan Manastirliu krah videos ndërgjegjësuese.