Sociale

Video/ Porosia e Papës: Dëgjojini të tjerët ç`thonë. Zoti na flet përmes tyre

Video/ Porosia e Papës: Dëgjojini të tjerët

Papa ka mbajtur fjalën e tij përpara besimtarëve dhe porosia që jep këtë herë është sa e thjeshtë në dukje, aq edhe e vështirë për t`u realizuar. “Dëgjoni!”, thotë Papa, por si?


“Do doja ta vija theksin këtu: Dëgjoni! Ne të gjithëve na pëlqen më shumë të flasim. Gjithmonë, të gjithëve. Jo vetëm grave, edhe ne burrave. Po është kaq e vështirë të mësosh të dëgjosh. Zoti na flet përmes të tjerëve. Kështu që dëgjojini të tjerët. Edhe ndërkohë që tjetri flet, mos mendoni: Po unë çfarë do t`i them? Si do t`i përgjigjem? Jo pra jo. Dëgjoni njëherë atë që del nga zemra e tjetrit dhe pastaj vendosni t`i përgjigjeni ose jo. Të dëgjuarit është një virtyt që duhet duhet ta kultivojmë në jetët dhe komunitetin tonë. Të dëgjoni Zoti, por edhe motra-vëllezërit. Kjo është shumë e rëndësishme!”, tha Papa Françesku.