Sociale

Viti i Ri në shtëpi! Sociologu Gëzim Tushi tregon si duhet ta festojmë dhe një këshillë për 31 dhjetorin

Viti i Ri në shtëpi! Sociologu Gëzim Tushi tregon si duhet ta

Ky fundvit do të festohet në shtëpi vetëm me familjen, nuk ka grumbullime apo ‘party’, gjë të cilën sociologu Gëzim Tushi e cilëson si një revolucion social, në mënyrën si do të festojmë.

Sipas tij secili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që mos të kalojë kufijtë, nuk mund të festohet në maksimum dhe nuk mund të na plotësohen dëshirat. Por nga ana tjetër sociologu shprehet se ne sërish duhet të festojmë, të hequr mendjen dhe nga dëshpërimi i 2020-s.

Viti i Ri në shtëpi! Sociologu Gëzim Tushi tregon si duhet ta

“Njerëzit do festojnë për shkak të ritualit zakonor. Unë mendoj që pavarësisht situatës së vështirë, njerëzit duhet të drejtohen pozitivisht. Kemi pasur një vit vërtetë të vështirë, shumë familje kanë humbur njerëzit e dashur të tyre për shkak të koronavirusit. Shumë të tjerë kanë familjarët në spitale. Ne nuk kemi mundësi të mblidhemi si familje të madhe. Ne nuk i mbledhim dot vajzat, nipërit dhe mbesat në një shtëpi të madhe për shkak se nuk jemi imunizuar ndaj virusit. Boll kemi qenë të dëshpëruar, ne sërish duhet të festojmë. Shpresoj që data 31 dhjetor 2020 të jetë një pikë kthese për shoqërinë shqiptare, për mirëqenien”, tha Gëzim Tushi për ‘Report TV’.

Edhe më 31 dhjetor, ashtu si në ditët e tjera, kufizimi policor do të nisë në orën 20:30-6:00, deri më 4 janar.