Sociale

Xavier, djali i Elon Musk sapo mbushi 18, kërkon të zyrtarizojë ndryshimin e gjinisë dhe të quhet Vivian

Xavier, djali i Elon Musk sapo mbushi 18, kërkon të zyrtarizojë

Vivian Jenna Wilson ka lindur si djalë dhe quhet Xavier Musk. Ajo ka vendosur të shndërrohet në një vajzë dhe tani që sapo ka mbushur 18 vjeç kërkon ta zyrtarizojë këtë.

Wilson thotë se arsyeja e kësaj kërkese është identiteti i saj gjinor, padyshim i papranuar nga babai i saj, personazhi kontrovers Elon Musk.

“Fakti është që nuk dua të jetoj më dhe nuk dëshiroj të jem më e lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë, apo formë,” shprehet ajo.

Xavier, djali i Elon Musk sapo mbushi 18, kërkon të zyrtarizojë

Miliarderi ka 5 fëmijë me shkrimtaren Justine Wilson. Vivian është vetëm një nga fëmijët e Elonit që është në adoleshencë. Kur Musk u divorcua nga Justine Wilson në vitin 2008, ai krijoi disa lidhje, ndër të cilat dhe me Amber Heard.

Xavier, djali i Elon Musk sapo mbushi 18, kërkon të zyrtarizojë

Pas disa kohësh Musk martohet me këngëtaren dhe kantautoren Grimer me të cilën ka dy fëmijë. Fëmijët e tyre njihen për emrat e tyre të veçantë dhe disi të çuditshëm. Fëmija i tij i parë me këngëtaren është djali i tij X, i shkurtër nga X Æ A-12, dhe fëmija i tij i dytë është vajza e tij Y ose Exa Dark Sideræl.