Showbiz

Sot bëj kekun me emër të çuditshëm nga Bonbon Taste

Sot bëj kekun me emër të çuditshëm nga Bonbon Taste

“Kek Sfungjeri” kështu e ka emrin keku me recetën më të thjeshtë që ke parë ndonjëherë. E ke në pjesën  e pasme të ambalazhit të miellit.

Në blogun e gatimit “Bonbon Taste” gjen shpjegimet përkatëse dhe fotot.

Përbërësit:

500 gr miell që fryhet vet

250 gr gjalpë

250 gr sheqer

4-5 vezë

260 ml qumësht

Vanilje ose lëkurë portokalli

Përgatitja:

Rrahim gjalpin me sheqerin, duke shtuar vezët një nga një për rreth 3 minuta.

Shtojmë qumështin dhe pak nga pak sasinë e miellit. Miksojmë dhe pasi masa të jetë bërë e njëtrajtshme grijmë sipër saj lëkurë portokalli.

 

Lyejmë formën e kekut me gjalp, hedhim masën dhe sheshojmë sipërfaqen me një lugë. E pjekim në 180 gradë, në furrë të nxehur më parë, për 1 orë.

Lërë të ftohet të paktën për 20 minuta përpara se ta kthesh në pjatancën e servirjes. Servirni dhe ju bëftë mirë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije dhe fotot e receta u morën nga Bonbon Taste