Aktualitet

Foto/ Sot ditë zie, flamuri në gjysmështizë. Mbahen homazhe për 'Dëshmorin e Atdheut', major Tanushi

Foto/ Sot ditë zie, flamuri në gjysmështizë. Mbahen homazhe

Sot është shpallur Ditë Zie Kombëtare, për nder të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën me datë 10 maj në Letoni për shkak të shpërthimit të një mine në kampin Abaz, aty ku ndodhej me mision të NATO-s, bashkë me nëntetaren Zarife Hasanaj e cila humbi jetën dhe rreshterin Julian Kapaj i cili mbeti i plagosur.

Trupi i major Tanushit mbërriti ditën e djeshme në Atdhe, ku u mbajt dhe ceremonia e pritjes. Komisioni Qendror i Statutit Dëshmor i Atdheut nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka e shpalli major Tanushin Dëshmor i Atdheut, i rënë në krye të detyrës.

Homazhet ndaj tij po zhvillohen në mjediset e Muzeut Hisotrik Kombëtar dhe do vazhdojnë deri në orën 12. Më pas do mbahet ceremonia shtetërore, para se arkivoli të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet për në Varrezat e Dëshmorëve. / Tiranapost.al. E.B

 

http://www.tiranapost.al/foto-major-tanushi-percillet-per-ne-atdhe-me-nderimet-me-te-larta-nga-koleget-ne-letoni/

http://www.tiranapost.al/foto-xhacka-i-jep-titullin-deshmor-i-atdheut-per-babain-djali-i-major-klodian-tanushit-shkrehet-ne-vaj/