Aktualitet

Sot ishte 13 tetori dhe disa “të poshtër” nuk harruan të tallen nga nën kryetari i bashkisë, gazetari Sokol Balla dhe Rudina Xhunga

Sot ishte 13 tetori dhe disa “të poshtër” nuk harruan

Nënkryetari i Bashkisë Arbi Mazniku ka postuar ne insta-story gishtin e madh të këmbës ngjyer me bojë stilolapsi ku shkruan: unë votova, po ti?

[caption id="attachment_432723" align="aligncenter" width="410"] Postimi i Arbi Maznikut në Instastory[/caption]

Edhe portali i gazetares Rudina Xhunga e nisi ditin me një postim ironik për zgjedhjet e 13 Tetorit.

[caption id="attachment_432724" align="aligncenter" width="381"] Postimi i Dritare.net të Rudina Xhungës[/caption]

Gazetari Sokol Balla, shkruante sot në Twitter në orën 11:11: Mirëmengjes! Sot po Vrapon apo po... Voton?

[caption id="attachment_432725" align="aligncenter" width="499"] Postimi i Sokol Ballës në Twitter[/caption]

Balla është një nga kritikët më të ashpër të Metës dhe muajt e fundit replikat kanë kapur tone personale.

https://www.instagram.com/p/B3jMekKAIsx/

Autori i tyre, Presidenti e kaloi ditën në plazh. Njëjtë me ditën kur u bënë zgjedhjet lokale të qershorit, me një dallim të vetëm se atëherë zgjodhi pishinën.

https://www.instagram.com/p/BzVOLvwgtAH/

Dhe sot detin, në gjirin e Lalzit./Tiranapost.al