Politikë

Sot mbledhja për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri për PD: S’ka sjell propozime

Sot mbledhja për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri për PD: S’ka

Sot mblidhet tryeza e Reformës Zgjedhore që drejtohet nga bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Ndërkohë që e pranishme do të jetë opozita parlamentare, PD refuzoi ftesën e bërë dje nga Gjiknuri.

Pak para nisjes së mbledhjet, Damian Gjiknuri u shpreh se, “PD nuk ka sjellë propozime për Komisionin e Reformës Zgjedhore”.

Përgjigjja e selisë blu për mediat informative lidhur me ftesën e Gjiknurit ishte: “I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën OSBE. Plani ynë në tryezë, qeveria të shprehet për 5 pikat”.

Kujtojmë se në tryezën e OSBE-së për Reformën Zgjedhore PD mori pjesë e përfaqësuat nga Ivi Kaso. Kushtet e vendosura nga opozita, Rama është shprehur se nuk mund t’i marrë për bazë, por u shpreh se janë të mirëpritur në çdo moment.

Lidhur me Reformën Zgjedhore, opozita joparlamentare propozoi që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.). Por lidhur me këtë propozim si OSBE dhe BE u shprehën se nuk do të ndërhyjnë për këtë tryezë pasi i takon partive politike shqiptare./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/planin-anti-krize-e-ka-ne-tavoline-rama-u-pergjigjet-bashes-dhe-kryemadhit-njesi-si-karroca-me-kale-ti-thote-trenit-hap-krahun/

http://www.tiranapost.al/cfare-ndodhi-ne-tryezen-e-osbe-per-reformen-zgjedhore-kushtet-e-pd-dhe-nervozizmi-i-opozites-parlamentare/