25 Rreshtat e Mirës

Sot, mjerë ai që ka të drejtë

Mira Kazhani/ Majlinda Bregu më kish sugjeruar, verën që shkoi, të lexoja Hannah Arendt, një filozofe e famshme gjermane që u lind dhe rrit në një familje me origjine hebreje në Gjermani. Ajo është një nga filozofet që i dhanë shekullit XX! Eichmann në Jeruzalem: ose një raport për banalitetin e së keqes, është një nga librat e Arendt-it që lexova.

Librat janë personalë, edhe pse botohen me të njëjtat fletë, kopertinë, fjali e kapituj. Besoj se secili nga ne lexon atë që kërkon. Tezat e Hannah Arendt-it janë të forta dhe shumëkush, për kohën kur ajo jetoi, i ka quajtur të rrezikshme, ashtu si dashuria e saj për profesorin, filozofin gjerman Martin Heidegger (ka dokumente që vërtetojnë përfshirjen e filozofit pranë Hitlerit). Por, nuk është dashuria ?notorius" me Heidegger-in që më mbeti në mendje, se dashuritë e mërzitshme/çuditshme janë të gjitha të  (pa)harrueshme, gjithmonë më interesante për botën sesa për ty, -por Hannah, mendja e artë e saj dhe fakti që nuk kishte të drejtë kur kishte!

Mënyra se si ajo raporton dhe flet për botën, botën e së keqes, ka një aktualitet të habitshëm! Tezat e saj janë aq të forta, sa pas vdekjes marrin jetë më shumë: Zyrtari i akullit që kryen krimet e shefit dhe nuk ka pendesë para ligjit, veç para Zotit. Vrasja në emër të detyrës si thjesht një punë apo guximi për t'i fajësuar, siç thotë Arendt: Nazistët i fajësonin viktimat në kampe se nuk kishin rezistuar sa duhet. Si sot, që mjerë ai që ka të drejtë! Që nga Galileu i shkretë, që e çuan në turrën e druve pse tha "eppur si muove"- toka lëviz. Si Eiffeli që vdiq dhe 30 vite duroi të gjithë mendimtarët e Parisit se po bënte një vepër të shpifur, kur sot Kulla Eiffel ka mbledhur puthjet dhe unazat më të bukura të botës.

Si Hannah, që nuk duhet të ketë shijuar forcën e athtësisë së penës së saj. Gjatë kohës së jetes, kur përsëgjalli pandehim se po bëjmë gjënë e duhur, na ndodh të gjithëve të mos kemi të drejtë, edhe pse në fakt kemi të drejtë. Sot, mjerë ai që ka të drejtë! Sot mjere ai qe mendon! Hannah Arendt do të thoshte: nuk ka mendime të rrezikshme. Të mendosh, të menduarit të bën gjëmën! 25 rreshtat e Mirës është një rubrikë e përditshme e tiranapost.al