Sot pretenca për Shullazin! Policia blindon Gjykatën
E Martë 25 Shtator 2018, 09:04
TiranaPost
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet që më në fund të jepet pretenca për Emiljano Shullazin. Seanca gjyqësore po zhvillohet nën masa të larta sigurie.
Seanca është parashikuar të nisë në orën 9:00 ndërsa shteti përfaqësohet nga një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, në krye të të cilëve është vetë drejtuesja Donika Prela.
Pak ditë më parë dosja Shullazi shkaktoi një rrëmujë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në aë të Krimeve të Rënda. Arta MArku bëri disa lëvizje dhe kërkoi hetim për disa prej prokurorëve që kishin refuzuar të merrnin përsipër çështjen në fjalë./ Copyright Tiranapost.al