SPORT

Spalletti: Ne kemi gjithçka për ta mposhtur Juventusin

Pasi ka thyer Romën dhe ka barazuar me Napolin, Interi pritet të marrë provimin përfundimtar, të vërtetin, këtë fundjavë. Në ndeshjen më të rëndësishme, skuadra e Luciano Spallettit arrin të shohë poshtë Juventusin. Me vetëdijen e ballafaqimit të kthimit me bardhezinjtë në “San Siro”, zikaltrit kanë nisur të besojnë edhe te titulli. Trajneri Spalleti, duke folur në prag të transfertës torineze, ka nënvizuar: “Tani kemi një identitet të saktë, në të cilin mund të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllimet që kemi në mendje. Na duhet të marrim më shumë pikë për të bërë këtë, për shkak se në garë janë edhe të tjerët. Ne nuk jemi duke shkuar për të provuar veten në Torino, as duke kërkuar për të parë se çfarë ekipi jemi. Ne i dimë këto tashmë. Ne jemi të sigurtë për cilësitë tona. Shkojmë për të luajtur futboll të bukur dhe marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Në fakt, çdo ndeshje duhet të jetë një mundësi për të provuar dhe bërë këtë gjë. Ne nuk do të luajmë me të tretët në renditje, por kundër skuadrës që fitoi gjashtë kampionatet e fundit dhe arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve. Atëherë do të jetë fusha, që do të tregojë nëse mund të konkurrojmë kundër një ekipi të tillë të fortë." /XH.K