SPORT

200 milionë euro në sezon! Zbulohet klubi i ardhshëm ku do të luajë Ronaldo

200 milionë euro në sezon! Zbulohet klubi i ardhshëm ku do

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është në ligën e Arabisë Saudite për të luajtur për Al-Nassr, shkruan gazeta spanjolle La Marca.

Sulmuesi largohet nga Manchester United dhe do të fillojë një rrugëtim të ri sportiv në vendin saudit. Në Al-Nassr ai do të nënshkruajë kontratën më të madhe në historinë e futbollit.

Klubi saudit i ka ofruar gjithsej 200 milionë në sezon në kontratë për dy vitet e ardhshme.

Përfitimet e Ronaldos me klubin e ri:

200 milionë euro në sezon

16 milionë euro në muaj

3 milionë e 800 mijë euro në javë

760 mijë euro në ditë

96 mijë euro në orë

1.600 euro në minutë

26 euro në sekondë