SPORT

23-vjeçarja ruse Elena Rybakina fiton titullin për femra në Wimbledon

23-vjeçarja ruse Elena Rybakina fiton titullin për femra në

23-vjeçarja Elena Rybakina, e lindur dhe e formuar në Moskë, por që përfaqëson Kazakistanin, ka fituar ka fituar titullin për femra në Wimbledon, duke mundur në finale tunizianen Ons Jabeur, 3-6, 6-3 dhe 6-2.

Rybakina është lojtarja e parë që përfaqëson Kazakistanin që fiton një titull Grand Slam teke. Ajo ka lindur në Rusi, por ndërroi kombësi në vitin 2018. Fituesja e 17-të Rybakina humbi vetëm dy sete në shtatë fitoret e saj në All England Club.

Tenistët rusë dhe bjellorusë u përjashtuan nga ky edicion i Wimbledon si pasojë e luftës në Ukrainë, por Rusia gjeti mënyrën se si ta pushtonte turneun më të madh tenistik të botës.

Para disa vitesh, Presidenti i Federatës Kazake të Tenisit, miliarderi Bulat Utemuratov, nisi të rekrutonte lojtarë rusë për të rritur reputacionin e vendit të tij në sport. Më parë, kishte kthyer nga rus në kazak Mikhail Kukushkin e më pas Yulia Putintseva dhe Alexander Bublik.