SPORT

24 orë përpara Superligës, një lojtar i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19

24 orë përpara Superligës, një lojtar i Bylis rezulton

24 orë përpara nisjes, futbolli shqiptar merr një goditje. Një futbollist i Bylisit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Klubi i Bylis është i detyruar t`i nënshtrohet i gjithi testeve ndaj Covid-19, për të mësuar nëse ndonjë lojtar tjetër apo pjesëtar i stafit është infektuar. Në rast se futbollistë të tjerë nuk do të rezultojnë pozitiv me Covid-19 ndeshja kundër Tiranës, e para post Covid-19, do të zhvillohet normalisht.

Sipas protokollit sanitar, i hartuar nga FSHF, vetëm lojtari i cili ka rezultuar pozitiv është i detyruar t’i nënshtrohet karantinës.