SPORT

3 lojtarë të Premier League në karantinë, dyshohen si të infektuar me koronavirus

3 lojtarë të Premier League në karantinë, dyshohen si
Tre lojtarë nga skuadra angleze e Premier League, Leicester City, janë izoluar pasi kanë shfaqur simptoma të koronavirusit dhe janë mbajtur larg nga pjesa tjetër e skuadrës.

Njoftimin e dha trajneri i ekipit Brendan Rodgers.

Duke folur në një konferencë shtypi para ndeshjes, Rodgers nuk specifikoi se cilët lojtarë ishin karantinuar, por shtoi se klubi kishte ndjekur procedurat, shkruan CNN.

Leicester City, aktualisht i treti në Premier League të Anglisë , do të luajë jashtë në Watford ndeshjen e së shtunës me 13 mars.

Kur u pyetën nga reporterët nëse futbolli duhet të vazhdojë përpara, Rodgers u përgjigj: "Do të ishte turp, por shëndeti i publikut është më i rëndësishmi në të gjithë këtë. Loja është gjithçka për lojtarët dhe tifozët dhe nëse ata nuk janë në stadium, padyshim që nuk është i njëjti."