SPORT

5 gola në Premiere League, Armando Broja: Ëndërr e realizuar, mbaj kokën ulur dhe do përpiqem të ndihmoj ekipin

5 gola në Premiere League, Armando Broja: Ëndërr e realizuar,

Sulmuesi 20-vjeçar Armando Broja është konsideruar si e ardhmja e sulmit për kombëtaren shqiptare. Broja është huazuar nga Chelsea te Vitesse vitin e kaluar.

Për momentin, 5 janë golat e tij në këtë sezon, si pjesë e “Vittese”, i japin statusin e golashënuesit më të mirë në ekipin ku është huazuar . Duke vlerësuar eksperiencën e tij te Southampton deri tani, Broja tha për “Daily Echo”:

“Po e shijoj vërtet. Është padyshim sezoni im i parë në Premier League. Unë jam një lojtar i ri dhe është e mahnitshme që kam mundësi për të qenë në Premier League dhe për të fituar përvojë. Këtu do të bëhem një lojtar më i mirë. Është një ëndërr e realizuar.

Unë thjesht po përpiqem të përmirësohem çdo ditë dhe të mësoj. Sigurisht që ka gjithmonë konkurrencë. Është Premier League, është liga më e vështirë, gjithmonë do të ketë konkurrencë në ekip.

Unë thjesht do të mbaj kokën ulur dhe do të përpiqem të ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur. U lumturova që shënova të shtunën, por gjëja kryesore është skuadra. Ishte e turpshme pse nuk arritëm të merrnim tri pikët”.

kundërshtarin dhe shënoi një gol. Nuk ishte rezultati ideal për ne. Sidoqoftë, thjesht do të vazhdojmë të ecim përpara, do të sfidojmë Arsenalin ndeshjen e ardhshme.”

Tiranapost.al