SPORT

6 lojtare të Bilishtit humbën ndjenjat në fushë teksa luanin futboll

6 lojtare të Bilishtit humbën ndjenjat në fushë teksa luanin

6 prej lojtareve të Futbollit të Femrave, kanë rënë pa ndjenja në stadium teksa luanin në ndeshjen Partizani-Bilisht.

Loja u ndërpre në mes dhe dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Të gjashta lojtaret bëjnë pjesë në skuadrën e Bilishtit. Dyshohet se kanë konsumuar të njëjtin ushqim, para ndjeshjes, dhe ndaj mendohet se janë helmuar. Ambulancat i kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit. Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.