SPORT

8 raste me COVID-19 te Besiktas, rifillimi i kampionatit në pikëpyetje

8 raste me COVID-19 te Besiktas, rifillimi i kampionatit në pikëpyetje
Turqia është një nga shtetet që e ka përballuar mësëmiri pandeminë COVID-19, sepse pavarsisht se numri i të prekurve është më shumë se 143 mijë, deri tani kanë humbur jetën më pak se 4 mijë persona. Turqia ishte një nga shtetet e fundit në Europë që ndëpreu futbollin e luajtur dhe pritet ta rinisë atë në datë 12 qershor, por sëfundmi gjërat janë komplikuar ndjeshëm.

Ditën e djeshme pati raste të reja me koronavirus te Erzurumspor BB, klub që garon në divizionin e dytë. Sot është përkeqësuar situata dhe Besiktas është goditur keq nga COVID-19.Klubi i famshëm turk, ka lajmëruar infektimin e 8 personave. Nuk bëhet e ditur nëse janë të gjithë futbollistë apo pjesëtarë të stafik teknik e klubit. Tekin Kerem Ulku mban postin e doktorit të Besiktas dhe ka deklaruar në një komunikatë zyrtare se të gjithë anëtarët e klubit i janë nënshktruar testeve.

Besiktas renditet në vend të pestë të Superligës turke. Bardhezinjtë numërojnë 44 pikë dhe vendi i parë, që ndahet mes Trabzonspor dhe Basaksehir, ndodhet nëntë pikë larg, kështu që objektivi primar mbetet kualifikimi në Europa League. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marë qeveria në bashkëpunim me federatën turke të futbollit, pas publikimit të këtyre rasteve të reja me koronavirus te Besiktas dhe Erzurumspor BB.