SPORT

A je gati të përjetosh adrenalinë? 1, 2, 3 Nisu!

A je gati të përjetosh adrenalinë? 1, 2, 3 Nisu!

A je gati të përjetosh adrenalinë? A je gati të jesh ti maratonomaku që do të prekë i pari vijën e finishit? Qofsh vajzë apo djalë, burrë apo grua, nëse je atlet profesionist apo thjesht i apasionuar pas sportit dhe aventurës, mund të bëhesh pjesë e “Green Half Marathon”.

Mund të regjistrohesh me një klik këtu!

Në datat 6-7 prill në Berat do të organizohet maratona e vitit.

Kujdes! Nuk do të jetë e lehtë! Konkurrenca është e madhe. Deri tani janë regjistruar +300 pjesëmarrës, nga më shumë se 40 vende të botës.

A je gati të përjetosh adrenalinë? 1, 2, 3 Nisu!

Si do të organizohet gara?

Gara do të jetë e ndarë në dy kategori, për 10km dhe 21km. Vajzat dhe djemtë do të garojnë në kategori të ndara.

A je gati të përjetosh adrenalinë? 1, 2, 3 Nisu!

Çfarë përfitoj unë?

Çmimet nisin nga 200 euro e deri në 800 euro, në varësi se kur e prek finishin: i pari, i dyti apo i treti.

Ja, fotot flasin më shumë.

A je gati të përjetosh adrenalinë? 1, 2, 3 Nisu!

A je gati të përjetosh adrenalinë? 1, 2, 3 Nisu!

Po shuma monetare, simbolike nuk është e vetmja gjë që ofron ky aktivitet për pjesëmarrësit.

Bluzat e garës, fotot profesionale, video e sigurisht kushtet e përshtatshme për të realizuar garën janë pjesë e gjithë eksperiencës. Të mos flasim pastaj për pistën ku do të realizohet gara. Jo më kot është cilësuar si “Running with a view”, sepse pamja e itinerarit që do të përshkohet është spektakël më vete.

A je gati të përjetosh adrenalinë? 1, 2, 3 Nisu!

Për ata që s`duan të vrapojnë

Ky aktivitet është për të gjithë. Nëse nuk dëshiron të jesh protagonist mund të jesh në njëfarë mënyrë pjesëmarrës, sepse mund të bëhesh spektator. Mund të shijosh maratonën e të rriturve në datën 7, por edhe maratonën e fëmijëve në datën 6, ose koncertin që do të mbahet në mbrëmjen e 6 prillit, pak orë para “Green Half Marathon”.

Për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe çdo shqiptar tjetër, nga çdo qytet i vendit, fundjavën e 6-7 prillit, rezervoje në Berat!