Adrion Pajaziti i Fulham, i bashkohet kombëtares shqiptare

E Mërkurë 28 Shtator 2022, 17:43
TiranaPost
Adrion Pajaziti ka zgjedhur që t’i bashkohet kombëtares shqiptare. 19-vjeçari luan si mesfushor për klubin e Premierligës Fulham U-21. I lindur në Angli, ai ka përfaqësuar më herët Kosovën dhe Shqipërinë në nivelet e të rinjve.
Ditën e sotme ai është takuar me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, ku ka bërë edhe betimin.
“Me lojtarin fantastik të Fulhamit, talentin Adrion Pajaziti! Uroj që, tashmë, edhe si shtetas shqiptar , të jesh ngaherë sinonim i punës dhe shembull për të rinjtë që duan të bëhen futbollistë të shkëlqyer”, shkruan Veliaj.