SPORT

Alarmi nga Coronavirusi, kërkohet ndërprerja e kampionatit italian

Alarmi nga Coronavirusi, kërkohet ndërprerja e kampionatit italian
Kreu i Shoqatës së Futbollistëve Italianë, Damiano Tomassi ka bërë apel mbrëmjen e djeshme që të ndërpritet kampionati i futbollit, pas masave të publikuara nga qeveria, për të shmangur përhapjen e Coronavirusit.

Ish mesfushori i Romës dhe Italisë deklaroi se situate është alarmante dhe kjo konfirmohet qartësisht nga masat e qeverisë, ndaj duhej vendosur për ndërprerje e kampionatit deri në një vendim të dytë.

Thirrjes së Tomassit i është bashkuar sot edhe ministri italian i Sporteve, Vincenzo Spadafora, që deklaroi se mbështet klreun e Shoqatës së Futbollistëve Italianë dhe se i bën thirrje Federatës Italiane të Futbollit, që të ndërpresë Serinë A.

“Kemi kërkuar sakrifica jonormale nga ana e qytetarëve, për të minimizuar përhapjen e virusit, ndërkohë që vëmë në rrezik shëndetin e lojtarëve, trajnerëve e arbitrave, që duhet të marrin pjesë në evente, vetëm për të mos u prishur disa interesa të tjera”, deklaroi Spadafora.

Sfida e parë e parashikuar për sot, ajo mes parmës dhe Spalit, po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndonëse starti erdhi rreth 60 minuta me vonesë nga orari i vendosur më herët, ndërsa deri tani takimet e tjera janë në plan për t’u luajtur, por situate mund të ndryshojë nga momenti në moment.

Kujtojmë që qeveria italiane ka kërkuar izolim të disa provincave në veriun e Italisë dhe se do të lejohet qarkullimi i qytetarëve vetëm për shkaqe madhore, duke bërë që situate të jetë tërësisht jonormale.