Alarmi nga Coronavirusi në Itali, shtyhet edhe Torino-Parma

E Diel 23 Shkurt 2020, 13:50
TiranaPost

Pas Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo dhe Verona Cagliari një tjetër sfidë e javës së 25-të të Serie A është shtyrë për një datë tjetër të pacaktuar nga frika e Coronavirusit që është përhapur me shpejtësi në Itali. Bëhet fjalë për takimin mes Torinos dhe Parmës që ishte në program këtë të dielë në orën 15:00 në stadiumin Olimpico të Torinos. Lajmi u publikua nga vetë klubi “Granata” në faqen zyrtare në Twitter.