SPORT

Allegri përgatit rikthimin, disa skenarë për të ardhmen e tij

Allegri përgatit rikthimin, disa skenarë për të ardhmen e

Massimiliano Allegri dëshiron të kthehet në krye të një skuadre. Kjo është siguria e vetme mbi të ardhmen e trajnerit Italian. Futbolli e kërkon, por ai duhet të presë edhe pak. 53-vjeçari nga Livorno po përgatitet për një projekt të ri, akoma për t’u zbuluar, por që do ta edhe një here – dhe nuk mund të jetë ndryshe – protagonist.

Me pak fjalë, dy sezone pushim mund të jenë të mjaftueshme. Allegri e bëri të qartë në intervistën e fundit, dhënë për Sky, se po përgatitet për të nesërmen. Mund të jetë në Itali apo jashtë vendit të tij, kontaktet e para, edhe pse në fazë fillestare, kanë nisur. Situata globale duket e pasigurt, megjithatë Max dëshiron të kthehet.

Bisedat e muajve të fundit, në lidhje me Romën, nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa po flitet gjithnjë e më shumë për shkarkimin e Fonsecas.

Nëse do të varej nga portugezi, nuk do të kishte dyshime për vijimësinë e projektit të kryeqytetasve. Por ndjesitë janë se familja Friedkin dëshiron të rrisë nivelin dhe dhe ambiciet e klubit verdhekuq. Muzikë e ëmbël për veshët e Allegrit, që edhe në kaluarën ka qenë pranë Romës. Ndoshta kjo pistë mund të bëhet sërish e mundshme.

Sidoqoftë, është e vështirë të mendosh për një kthim të bujshëm tek Juventusi. Pavel Nedved deklaroi pak ditë më parë se cikli u mbyll në një mënyrë natyrale dhe pa keqardhje.

Allegri kërkon ta provojë veten në një kontekst tjetër. E thënë thjesht: ekziston një botë për e madhe për ta eksploruar dhe, për këtë arsye, përqendrimi ekskluzivisht te zakonet e një klubi të vetëm, nuk është diçka që të shijon, aq më tepër Allegrit.