SPORT

Alvaro Morata në Torino, ja shifrat e transferimit tek Juvja

Alvaro Morata në Torino, ja shifrat e transferimit tek Juvja

Alvaro Morata kthehet pas katër vitesh tek Juventusi.  Qendërsulmuesi spanjoll 27-vjeçar ka mbërritur në Torino ku ka programuar ekzaminimet mjekësore, për të hedhur më pas të zezën mbi të bardhë.

“Zonja e Vjetër” përshpejtoi mbylljen e bisedimeve me Atletico Madridin në bazë të një huazimi prej 10 milionë eurosh, e rinovueshme edhe për sezonin pasardhës, përsëri për 10 milionë, me të drejtën e blerjes përfundimtare për 45 milionë, nëse vendos ta ushtrojë në vitin 2021, ose 35 milionë (viti 2022) nëse huazimi do të jetë dyvjeçar. Në total, sulmuesi do t’u kushtojë bardhezinjve 55 milion euro.

Në këtë pikë, pra, ardhja e Edin Dzeko nga Roma zbehet përfundimisht. Sulmuesi boshnjak u anashkalua për shkak të ndërlikimit të transferimit të Arkadiusz Milik nga Napoli te verdhekuqtë.

Andrea Pirlo tashmë e ka numrin 9, pikërisht një emër me të cilin ka qenë shok skuadre tek Juventusi.