SPORT

Anëtari i stafit të McLaren me koronavirus, rrezikohet shtyrja e sezonit të ri të Formula 1

Anëtari i stafit të McLaren me koronavirus, rrezikohet shtyrja e
Gara e parë e sezonit të ri të Formula 1 fillon këtë fundjavë në Australi mund të anulohet për shkak të koronavirusit.

Këtë e bën me BBC sipas së cilës, dy zyrtarë të kompanisë FIA kanë paralajmëruar shtyrjen e saj. Por deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar.

Ky njoftim vjen pasi një prej pjesëtarëve të skuderisë McLaren rezultoi pozitiv me koronavirus. Skuadra bën me dije tashmë se ai është vendosur në izolim në Australi.

Ndërkohë 4 persona të tjerë pjesë e ekipit të Haas të cilët u testuan, rezultuan negativ.

Deri më tani, çmimi i pistës në Kinë është shtyrë ndërkohë që dhe gara në Bahrain do të zhvillohet pa tifozë.