Anglia mbizotëron në përballjen me Shqipërinë dhe largohet nga “Air Albania” me tre pikë

E Diel 28 Mars 2021, 19:54
TiranaPost
Anglia ka marrë drejtimin e vetme në grupin I të kualifikuesve për Botërorin e Katarit 2022, pasi ka mundur Shqipërinë me rezultatin 0-2 në “Air Albania”. Kuq e zinjtë e filluan ndeshjen mbarë me Uzunin që arriti të dilte dhe përpara porterit Nick Pope, por që shpërdoroi duke e dërguar topin mbi tranversë.
Në minutën e 38 ishte Harry Kane që pas një krose shumë të saktë nga Luke Shaw i dha avantazhin Anglisë. Pjesa e dytë ishte një dominim i plotë i “Tre Luanëve” që qarkulluan topin pa probleme. Në fundi ishte Mason Mount i Chelsea-t që me një goditje shumë të saktë i dha goditjen përfundimtare kombëtares sonë, e cila nuk diti të depërtonte rrezikshëm në asnjë moment tjetër në zonën e anglezëve.
Tiranapost.al