SPORT

Anulohen 4 ndeshje në Seria A përshkak të Covid

Anulohen 4 ndeshje në Seria A përshkak të Covid

Shumë futbollistë në Seria A kanë rezultuar pozitiv me Covid gjë që ka sjellë edhe anulimin e shumë ndeshjeve të programuara për ditën e sotme. Deri më tani 4 janë konfirmuar, mes tyre edhe Bologna-Inter në orën 20:30. Ndeshjet e tjera të anuluara janë Atalanta-Torino, Salernitana-Venezia dhe Fiorentina-Udinese.

Deri në mbrëmje rrezikon të shtyhen edhe sfida të tjera si Milan-Roma, por edhe Juventus-Napoli. Aktualisht ka shumë pikëpyetje për shkak se ka vendime kontradiktore. Kjo për shkak se autoritetet shëndetësore rajonale janë të pavarura dhe marrin vendime pa u konsultuar me ligën e Seria A.

Mediat raportojnë se deri më tani janë prekur më shumë se 87 futbollistë.

Tiranapost.al