SPORT

Anulohet gara e Formula 1, shkak përmbytjet në Itali

Anulohet gara e Formula 1, shkak përmbytjet në Itali

Është përmbytur pista dhe zona përreth në Emilia-Romagna ku do ta mbahej gara e Formula 1. Kështu është vendosur anulimi i garës deri në një moment të dytë.

Edhe pse parashikimi për fundjavën (atëherë kur mbahet dhe gara) është optimist, momentalisht fokusi do të jetë në ndihmën ndaj njerëzve në nevojë.

Ka pasur orët e fundit shumë të evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe ndërtesa të përmbytura.

Kështu gara mbetet për në një moment tjetër gjatë sezonit për shkak se kalendari i aktiviteteve është i ngjeshur.