SPORT

Argjentina mundet nga Arabia Saudite, edhe pse me Messin në fushën e lojës

Argjentina mundet nga Arabia Saudite, edhe pse me Messin në fushën e

Argjentina e ka nisur me një humbje të hidhur botërorin. Ndeshja me Arabinë Saudite ka përfunduar me rezultatin 1-2 për këta të fundit. Ishin argjentinasit ata të cilët kaluan në avantazh në minutën e 10 të pjesës së parë, ku Lionel Messi bëri gol me penallti.

Por pjesa e dytë nisi vrullshëm për arabët, të cilët realizuan fillimisht me Saleh Alshehri në minutën e 48.

Ndërsa, 5 minuta më pas, ata dyfishuan rezultatin me Salem Aldaësari.

Argjentina dhe Arabia Saudite bëjnë pjesë në Grupin C, së bashku me Meksikën dhe Poloninë, të cilat do të ndeshen në orën 17:00.