SPORT

Armand Duka mbrohet në gjykatë nga i njëjti avokat që mbron edhe njeriun që vuri tritolin në vilë

Armand Duka mbrohet në gjykatë nga i njëjti avokat që mbron

Një detaj i ri është zbardhur sot në lidhje me sulmin që iu bë vilës së Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, para pak javësh në Durrës.

Avokati i Arlen Hasanajt, 34-vjeçari i cili u la në burg nga Gjykata e Durrësit, si i dyshuari për shpërthimin me tritol në portën e jashtme të vilës së Dukës, përfaqësohet në gjykatë nga avokati Ilia Ilia. Nga një dokument publik rezulton se avokati Ilia Ilia është i njëjti avokat që përfaqëson edhe Armand Dukën në proceset gjyqësore që ai ka me kandidatin Dritan Shakohoxha, i cili e akuzon Presidentin e FSHF për manipulim të zgjedhjeve.

Që Ilia Ilia është avokati mbrojtës i Dukës në padinë që Shakohoxha ka ngritur kundër tij vërtetohet nga një autorizim i lëshuar nga vetë Duka me firmën e tij.

Armand Duka mbrohet në gjykatë nga i njëjti avokat që mbron