SPORT

Armando Broja thirret nga Lampard për te ekipi i parë i Chelsea

Armando Broja thirret nga Lampard për te ekipi i parë i Chelsea
Armando Broja është thirrur të stërvitet me ekipin e parë të Chelsea-t. Trajneri Frank Lampard i ka prioritet të rinjtë dhe e ka grumbulluar sulmuesin shqiptar të përgatitet së bashku me titullarët për t’u ambientuar më mirë te blutë dhe të fitoj eksperiencë.

18-vjeçari bëri debutimin e tij në Premier League në fitoren 4-0 ndaj Evertonit në fillim të marsit, duke zëvendësuar Olivier Giroud për katër minutat e fundit, dhe të martën zbuloi në Instagram se ishte përfshirë në skuadrën e parë për tu stërvitur këtë javë.

Broja ka impresionuar me ekipet e të rinjve të Chelsea dhe në Londën besojnë se ai mund të ndjekë hapat e Tammy Abraham, i cili shpërtheu këtë fushatë me blutë e londrës.

Lamaprd është i kënaqur nga progresi i 18-vjeçarit dhe kur sezoni i Premier League të rinisë për shkak edhe të kalendarit të ngjeshur ai mund të luajë më tepër me blutë e Londrës.

Borja, edhe pse ka të drejtë të përfaqësojë Anglinë, ai zgjodhi Shqipërinë përmes kombëtareve të moshave dhe tashmë ka grumbulluar dy ndehsje për ekipin shpresa.

Prindërit e tij u transferuan në Angli nga Malësia e Madhe dhe ai lindi në Slau, por vendosi të zgjedhë kombëtaren shqiptare.