SPORT

Armando Duka: Në FSHF kishim dy të infektuar, por e kaluan

Armando Duka: Në FSHF kishim dy të infektuar, por e kaluan

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në një lidhje direkte me News 24 tregoi se në stafin e Federatës ka pasur dy të prekur me koronavirus, por që e kanë kaluar. Ai shtoi se tashmë e gjithë federata është në karantinë.

Me trajnerin italian Edi Reja flet vazhdimisht në telefon dhe ai është mirë.

Duka foli për krizën që edhe futbolli po pëson duke theksuar se kompesimi që kërkon është logjik. “Futbolli nuk është vetëm Mesi dhe Ronaldo”, tha presidenti Duka.