SPORT

Arsenal në garë për Thiago Silvan, e do Mikel Arteta

Arsenal në garë për Thiago Silvan, e do Mikel Arteta
Në garë për të marrë shërbimet e Thiago Silvës është edhe Arsenali. Pas Milanit dhe Evertonit, topçinjtë synojnë të përforcojnë mbrojtjen pikërisht me mbrojtësin brazilian i cili nga fundi i gushtit do të jetë një futbollist pa kontratë pas mbylljes së bashkëpunimit 8-vjeçar me Paris Saint Germain. Sipas medias “le10sport”, trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka nisur personalisht kontaktet me Thiago Silvën për ta bindur atë të transferohet në Londër, për t’i dorëzuar çelësat e prapavijës së skuadrës së tij.