SPORT

Arthur Melo pranon ofertën e Juventusit, së shpejti zyrtarizimi

Arthur Melo pranon ofertën e Juventusit, së shpejti zyrtarizimi
Braziliani Arthur pranon më në fund ofertën e Juvntusit. Bisedimet janë në fazën përmbyllëse dhe shumë shpejt marrëveshja do të bëhet zyrtare. Sikurse ishte parashikuar, në krahun e kundërt, pra drejt Barcelonës do të udhëtojë Miralem Pjanic.

Bisedimet tani janë fokusuar vetëm në detajet e pagës së 23-vjeçarit. Bëhet fjalë për 5 milionë euro në sezon, shifër që mund të arrijë deri në 5.5 milionë me bonuset dhe premiot.

Sipas “El Mundo Deportivos”, zyrtarizimi i marrëveshjes mes dy klubeve pritet të ndodhë më 30 qershor.