SPORT

Asnjë ndihmë për futbollin! Duka thirrje Ramës: Kosova dha 5 milionë euro dhe një propozim

Asnjë ndihmë për futbollin! Duka thirrje Ramës: Kosova dha 5

Kryeministri Rama deklaroi sot se nuk parashikon asnjë ndihmë financiare për klubet e futbollit, ndërsa gjithashtu shtoi se prej tyre deklarohen paga te rreme. Lidhur me këtë deklaratë, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kërkoi në “Ilva Now” që të sigurohet një pagë minimale për futbollistët dhe trajnerët, që nuk kanë asnjë të ardhur.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për kategorinë Superiore, të cilët mund të kenë ndonjë të ardhur. Të tjerët nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Bëhet fjalë për klube të kategorisë së dytë. Nuk besoj se janë të gjithë informal, siç thotë kryeministri. Presidentët e tyre janë njerëz të kryeministrit që nuk besoj të kenë bërë informalitet. Futbollistët janë cenuar nga kjo situatë, pasi nuk iu janë paguar pagat. Një reflektim mund të ketë nga qeveria. I kam respektuar ca vendime të kryeministrit, por siç na udhëzon të shohim nga komshinjtë dhe unë i them të shohë nga komshinjtë, Kosova. Nuk e di sa më të varfër jemi ne se Kosova që ka dhënë 5 milionë euro për sportin”, tha Duka.