SPORT

Babai i Messit: Qëndrimi te Barça i vështirë, nuk kam folur me City-n dhe Guardiolën

Babai i Messit: Qëndrimi te Barça i vështirë, nuk kam
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Jorge Messi, që është njëkohësisht babai dhe menaxheri i Lionel Messit, ka mbërritur paraditen e sotme në Katalunjë dhe është nisur menjëherë për në zyrat e klubit të Barcelonës,.

Synimi është të negociojë me presidentin e klubit “blaugrana” për një divorc me marrëveshje, nga i cili të dalin të kënaqur të dy palët, megjithatë misioni nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi në “Camp Nou” nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën sesi po vepron Messi.

Kjo pasi ylli argjentinas ka dërguar një letër zyrtare me “burofax” për të njoftuar për aktivizimin e klauzolës për ndërprerjen e parakohshme të kontratës që skadon verën e ardhshme dhe për më tepër nuk është paraqitur në nisje të përgatitjeve për sezonin e ri.

Vetë Jorge Messi nuk u ka shpëtuar pyetjeve të shumta të gazetarëve në aeroport, me të cilët ka pranuar se do të jetë e vështirë që Lionel të qëndrojë koma te Barcelona dhe njëkohësisht ka mohuar kontaktet me Manchester City-n.

“Nuk di asgjë për Manchester City-n dhe nuk kam folur me Guardiolën gjatë këtyre ditëve. Do të jetë e vështirë që Lionel të qëndrojë akoma te Barça”, tha Jorge Messi, teksa mori taksinë për të shkuar në zyrat e klubit katalan.