SPORT

Bale drejt rikthimit në Premier League, Newcastle ofron 50 milionë euro

Bale drejt rikthimit në Premier League, Newcastle ofron 50 milionë
Dashuria mes Gareth Bale dhe Real Madridit ka përfunduar prej kohësh dhe  në merkaton e kësaj vere me shumë mundësi rrugët e tyre do të ndahen. Kështu për sulmuesin uellsian hapen rrugë të reja dhe duke iu referuar mediave angleze mundësitë më të mëdha janë që Bale të rikthehet në Premier League. Sëfundmi në skenë për të blerë kartonin  e tij ka dalë Neëcastle United, që shumë shpejt do të kalojë në pronësinë e princit të Arabisë Saudite Bin Salman dhe do të kthehet në një skuadër me potencial të madh ekonomik në Angli. Neëcastle është gati të paguajë 50 milionë euro për kartonin e Bale që ka kontratë me Realin e Madridit deri në verën e vitit 2022.