SPORT

Barazim pa gola mes Spanjës dhe Suedisë

Barazim pa gola mes Spanjës dhe Suedisë

Spanja nuk është ajo e dekadës së kaluar, që mposhte pa vështirësi rivalët. Ndonëse ka dominuar lojën me 83% të pozicionit të topit, nuk ka arritur të depërtojë mbrojtjen suedeze, në ndeshjen e saj të parë të EURO 2020, të vlefshme për grupin E që luhej në territorin e saj.

Ndonëse Spanja ka dominuar në çdo aspekt, momenti më “drithërues” i përballjes ka qenë nga sulmuesi suedez, Marcus Berg që u gjend përpara portës së boshatisur spanjolle, por shpërdoroi në mënyrë thuajse të pabesueshme.

Barazim pa gola mes Spanjës dhe Suedisë

Ndeshja ka qenë fizike dhe me ritëm, megjithatë bie në sy mungesa e talenteve individuale që të mund të krijonin “magjinë” e momentit për të zhbllokuar sfidën.

Kjo është ndeshja e parë e europianit të këtij viti që përfundon me rrjeta të paprekura.

Tiranapost.al