SPORT

Barazon Shqipëria! Gjasula shënon golin, por merita i shkojnë edhe Arbër Hoxhës

Barazon Shqipëria! Gjasula shënon golin,  por merita i shkojnë

Mbyllet barazim ndeshja Shqipëri-Kroaci. Ndonëse Shqipëria e mbylli me sukses pjesën e parë me një gol të realizuar në minutën e 11 nga Qazim Laçi, festa nuk vazhdoi edhe në pjesën e dytë.

Kroatët arritën të festonin dy herë brenda pak minutave. Ishte Kramaric ai i cili në minutën e 74’ arriti të barazonte, ndërsa rezultatin në favor të tyre e përmbysi Klaus Gjasula, i cili në minutin e 76’ shkaktoi një autogol.


Ndeshja u mbyll me barazim pasi në minutat shtesë, Klaus Gjasula arriti të dhuronte golin e cila e mbylli ndeshjen me rezultatin 2-2.