SPORT

Barça nuk ka para për ta blerë, Lyon i ofron rinovimin Depay-t

Barça nuk ka para për ta blerë, Lyon i ofron rinovimin Depay-t

E ardhmja e Memphis Depay mbetet mes Lyonit dhe Barcelonës. Sulmuesi holandez është në vitin e fundit të kontratës me klubin por kjo nuk e ka penguar presidentin Aulas ti kërkojë Barcelonës deri në 30 milionë euro për kartonin e tij. Vetë numri 1 i klubit tha se Barcelona e ka të pamundur financiarisht blerjen e Depay duke konfirmuar se i ka ofruar rinovimin lojtarit me një pagë të konsiderueshme. Aulas tha me bindje se klubi do të përshtatet edhe nëse Depay vendos të largohet me parameter zero në verën e ardhshme.