SPORT

Barcelona e pëson në fund/ Nuk arrin të mbajë avantazhin

Barcelona e pëson në fund/ Nuk arrin të mbajë avantazhin

Barcelona nuk arrin të fitojë edhe pse dy herë në avantazh në ndeshjen e transfertës ndaj Osasunës, blaugranat, nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2, duke lënë dy pikë dhe duke vështirësuar objektivin për Champions League në sezonin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez, e freskët nga eliminimi në Champions League që nuk ndodhte prej më shumë se dy dekadash, që bëri të shpërthente trajneri (“nga sot nis një epokë e re, duhet të kuptojmë se në çfarë gjendje jemi tani dhe se Europa League na përket”), vazhdon të zhgënjejë dhe në La Liga…

Titulli largohet dhe tani shihet me teleskop, por sezoni po zbulohet më dështim nga sa pritej. Edhe sot, kur fitorja dukej e garantuar, në minutat e fundit, Osasuna ka gjetur golin e 2-2 dhe ka befasuar katalanasit…

Deri në atë moment, skuadra blaugrana po fitonte me golin e talentit maroken Ezzalzouli pasi pjesa e parë ishte mbyllur 1-1 me golat e Nico Gonzalez dhe Garcia. Por, Avila me një goditje jashtë zone do të gjente këndin e duhur.

Tiranapost.al