SPORT

Barcelona gati të rikthejë në skuadër talentin Garcia

Barcelona gati të rikthejë në skuadër talentin Garcia
Barcelona kërkon përforcime për mbrojtjen dhe ka hedhur sytë nga Manchester City, ku synon të bëjë për vete Eric Garcian. Katalanasit do të provojnë ta rikthejnë talentin në shtëpi, 3 vite pasi “Citizens” e rrëmbyen nga “La Masia” për vetëm 1.7 milionë euro. Mbrojtësi, i cili krahasohet me Gerard Pique nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin nga “Etihad Stadium” dhe vitin e ardhshëm do të jetë lojtar i lirë. Gjendur në këtë situatë, Manchester City pritet të pranojë ofertën e Barcelonës, me 19-vjeçarin Garcia që duket i destinuar për t’u rikthyer në Katalonjë.